Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Samiti i ardhshëm i NATO-s, do të mbahet në Lituani

Gazeta10
09 November 2022 - 10:09

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Vilnius të Lituanisë më 11 dhe 12 korrik të vitit 2023.

Sipas raportimit të The Guardian, takimi në Vilnius do të jetë një mundësi për krerët e shteteve që të bien dakord për hapat e mëtejshëm për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen në shpenzimet e mbrojtjes, si dhe për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën.

“Ne po përballemi me mjedisin më kompleks dhe të paparashikueshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë…Në një epokë të konkurrencës strategjike në rritje, lidhja transatlantike midis Europës dhe Amerikës së Veriut në NATO vazhdon të jetë thelbësore për sigurinë e një miliard qytetarëve tanë,” tha në një deklaratë, sekrtari i përgjithshëm Jens Stoltenberg./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.