Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Samiti i Berlinit sot, Gërvalla thotë se ka pritshmëri të mëdha

Gazeta10
21 October 2022 - 13:06

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se ka pritshmëri të medha nga takimi që pritet të zhvillohet sot në Berlin, raporton Gazeta10.

Ky takim do të mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit që tashmë drejtohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz.

Gërvalla ka thënë se ajo sot do të jetë atje me ftesën e homologes së saj gjermane Annalena Baerbock.

Gërvalla ka thënë se është optimiste se ky takim do të sjellë rezultate konkrete.

Këtu keni statusin e plotë:

“Pritshmëri të mëdha përpara takimit të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit sot në Berlin me ftesë të ministres së Jashtme Annalena Baerbock. Gjermania është përgatitur intensivisht për ta bërë këtë takim të suksesshëm. Jemi optimistë se do të sjellë rezultate konkrete për qytetarët tanë”, ka shkruar Gërvalla në Twitter. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.