Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sapo zbriti nga makina, qëllohet me armë zjarri një shqiptar në Greqi (Detaje)

Gazeta10
19 December 2023 - 23:07

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ndaj një shtetasi shqiptar në Selanik gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas burimeve nga mediat greke, atentati ka ndodhur në zonën e Xirokrinit, në Selanik, në orën 22:00, jashtë një restoranti në rrugën Ampelonon.

Dy persona kanë qenë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe në një moment njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi tjetrin një herë në këmbë, ndërsa dëshmitarët okularë thonë se u qëllua edhe një e shtënë e dytë.

Pas të shtënave autori, i cili sipas informacioneve është me origjinë shqiptare, u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa policia nisi kërkimet për ta gjetur dhe arrestuar.

I plagosuri gjithashtu me origjinë shqiptare, u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Zona u rrethua nga forcat e policisë. Ngjarja thuhet se ka ndodhur sapo viktima ka zbritur nga makina e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.