Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sarrazin: Kosova e ka kapërdirë temën për Asociacionin

Gazeta10
05 April 2023 - 12:49

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, beson që Qeveria e Kosovës ka pranuar që ta përmbushë obligimin për ta formuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Gazeta10.

Ai në një intervistë për Kossev, ka thënë se Gjermania dhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë të qartë gjithmonë në pritjen e Prishtinës për ta përmbushur atë, duke shtuar që përshtypja  e tij tani është se Asociacioni është pranuar.

“Përshtypja ime është se për palën kosovare, tema aq e vështirë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është kapërdirë. Mund të jem gabim, por kjo është përshtypja ime nga takimet në Prishtinë . Ata kanë bërë një hap para. I presim ata për ta shfaqur në ditët dhe javët në vijim”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.