Gazeta10

Sarrazin për raundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbië: Nuk ka entuziazëm të madh

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha në prag të raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk ka “entuziazëm të madh”, por se duhet të jemi optimist se do të bëhet një hap i vogël përpara në drejtim të zgjidhjes së çështjeve aktuale.

“Nuk ka entuziazëm të madh se do të ndodhë një përparim i madh, bëhet fjalë për hapa konkretë rreth deeskalimit në veri të Kosovës, për të hapur derën dhe për të filluar në një rrugë pozitive. Duhen lajme të mira në rajon”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë mund të arrihet pas një raundi të dialogut, zyrtari evropian thotë se plani i deeskalimit të BE-së është që të dyja palët të shkojnë drejt tërheqjes së forcave policore, zgjedhjeve për kryetarë të rinj në katër komuna në veri të Kosovës.

Ata kryetarë komunash, siç theksoi ai, duhet t’i shërbejnë qytetarëve të thjeshtë.

“Ne do të shohim se sa larg mund të shkojmë, por është e rëndësishme të fillojmë të punojmë përsëri për të”, tha Sarrazin, duke theksuar se si diplomat ai duhet të jetë optimist ndonjëherë, raportonm Express.

Duhet të përpiqemi të jemi optimistë, të nisemi nga fakti se nesër do të bëhet një hap i vogël në drejtim të zgjidhjes së çështjes, thekson ai.

Zgjidhjen e dialogut ai e sheh vetëm përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjes së Ohrit.

“Mendoj se është e qartë se bashkësia ndërkombëtare pret që pala kosovare të ecë përpara dhe se Asociacioni do të krijohet siç është rënë dakord, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, theksoi Sarrazin.

“Presioni politik për të arritur de-përshkallëzimin është shumë i lartë, të dyja palët duhet të dëshmojnë se do të japin diçka,” tha ai.

Sipas tij, absolutisht më e rëndësishme është që jeta në veri të Kosovës të normalizohet, të përfundojë frika se do të ketë dhunë, njerëzit e zakonshëm t’i kthehen jetës normale, veçanërisht në katër komunat me shumicë serbe.

Ndryshe, Shërbimi Evropian për Politikë të Jashtme ka njoftuar sesit nga ora 09:00 do të nis raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku do të marrin pjesë Kurti dhe Vuçiq.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri