Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

SBASHK dhe MASHT nuk merren vesh për kompensimin e orëve, sindikata më vonë deklarohet

Gazeta10
15 October 2022 - 15:14

Ministria e Arsimit Shekncës dhe Teknologjisë (MASHT) ka njoftuar se të shtunave do të mbahet mësimi nga klasa e parë e deri në klasën e tetë, por këtë gjë e ka kundështuar SBASHK-u dhe Këshilli i Prindërve, raporton Gazeta10.

Sot ditën e shtunë shumica e nxënësve sidomos në Prishtinë nuk kanë shkuar në shkolla, duke respektuar kështu rekomandimet e Këshillit të Prindërve.

Ndërsa MASHT-i ka njoftuar se në disa shkolla një numëri i vogël i nxënësve po e vijojnë mësimin.

E, në lidhje me vijimin e mësimit ditën e shtunë Gazeta10 ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e SBASHK-ut, por ai ka njoftuar përmes një mesazhi se gjatë ditës së sotme SBASHK-u do të mbajë takimin e radhës online dhe do të ketë raporte nga komunat./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.