Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

SBAShK-u e krahasojnë vetën me ari, e mësimdhënësit i çuajnë luftëtarë të dritës kundër errësirës

Gazeta10
30 Shtator 2022 - 22:45

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës pas takimit me përfaqësuesit e komunave, treguan se pro pezullimit të grevës 54.88% , ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 45.12%.  

Krahas këtij njoftimi, SBAShK-u, i çuajti mësimdhënësit luftëtarë të dritës kundër errësirës, ndërsa vetën ari, transmeton Gazeta10.

“Qëndruat dinjitoz e bashkë e në SBASHK edhe gjatë gjithë grevës, që erdhi pa dëshirën tuaj, po për shkak të qasjes së gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog e zgjedhje të kërkesave tuaja legjitime. Na fyen e linçuan, por ari nuk përlyhet. Ju  ishit dhe mbeteni luftëtarë të dritës kundër errësirës. Të vazhdojmë rrugëtimin Bashkë e në SBASHK”, thuhet ndër të tjera në reagimin e SBAShK-ut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.