Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Scholz: Anëtarësimi i juaj në BE është në interes tonë, të përshpejtohet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Gazeta10
03 November 2022 - 10:21

Ka nisur punimet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Berlin, ku kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Evropa mund të jetë e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë e saj. Derisa kërkoi përshpejtim në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Scholz tha se është koha që të tejkalohen konfliktet rajonale, në mënyrë që normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi të jap rezultatet e veta, raporton Gazeta10.

“Ju, gjashtë vendet e Ballkanit i përkisni Evropës së lirë dhe të plotë dhe anëtarësimi juaj në BE është në interesin tonë. Premtimi për të ardhmen evropiane për juve është punë e jona për ta kthyer në realitet dhe kjo na ka bërë bashkë sot. Është koha për të tejkaluar konfliktet rajonale që ju ndajnë e ju mbajnë të përçarë në rrugëtimin evropian. Procesi i normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet në mënyrë që të prodhojë rezultate”, tha ai.

Kancelari gjerman më tej ka shtuar se Procesi i Berlinit ka për qëllim të përshpejtojë integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit. Ai tha se qytetarët e Ballkanit mund të llogarisin te Gjermania dhe ky proces për mbështetje.

“Sot po bëni tre hapa madhor në këtë rrugëtim duke nënshkruar tri marrëveshje tejet të rëndësishme. Tregu i përbashkët rajonal do të nxis ekonominë dhe investimet në rajonin tuaj, marrëveshjet do t’i mundësojnë qytetarëve tuaj që të kalojnë kufijtë vetëm me letërnjoftime dhe do të sigurohemi që studentët nga Sarajeva të plotësojnë studimet e tyre në Beograd, apo arkitektet nga Tirana të marrin një vend pune në Shkup. Kjo ju përafron me standardet evropiane”, tha kancelari gjerman./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.