Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Seanca ndaj Krivaqës dhe Sejdiut, eksperti i Mjekësisë Ligjore sqaron vrasjen e Marigona Osmanit

Gazeta10
10 November 2022 - 12:19

Eksperti i Mjekësisë Ligjore, Nail Haliti, në deshminë e tij në seancën ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka sqaruar detajet e vrasjes së Marigona Osmanit, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se vdekja e saj është e dhunshme dhe se në këtë përfundim ka ardhur si pasojë e ekzaminimeve të jashtme dhe të brendshme.

Ai më tutje ka shpjeguar detajisht rrjedhën e veprimeve si dhe lëndimet që ka marrë viktima në fjalë.

Më tej, ai ka thënë se të gjitha këto lëndime janë shkaktuar nga një mjet apo objekt i fortë.

Këtu keni një pjesë të deklaratës së tij:

“Bazuar në ekzaminimin e jashtëm dhe të brendshem dhe ananlizat e tjera përcjellëse, konkludojmë se vdekja e të ndjerës është e dhunshme dhe ka ardhë si rrjedhojë e politraumës, ku me politraumë nenkuptojmë lendimet të cilat ndodhen në trupin e personit apo kufomës. Janë më shumë se dy lokacione të ndryshme në trup, në kuadër të të gjeturave vdekja e të ndjerës ka ardhur si pasojë e shokut hemorragjk, asfiksisë mekanike dhe atë traumatik, të cilat kanë ardhur si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme si dhe te bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga dëmtimet që kanë qenë në atë zonë ku dëmtimet kanë qenë të dhunshme. Në raportin e autopsisë, është përshkruar se të gjitha këto lëndime kanë qenë të shkaktuara nga ndonjë mjet mprehtës siç mund të jenë goditja me mjet të mprehtë shtypjet apo edhe përplasjet në ndonjë objekt të fortë”, ka thënë ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.