Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fjala përfundimtare e mbrojtjes: Salih Mustafa nuk e ka vrarë asnjëherë askënd, as s’ka urdhëruar vrasjen e dikujt

Gazeta10
14 Shtator 2022 - 13:19

Mbrojtja e Salih Mustafës po jep deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton Gazeta10.

Avokati mbrojtës ka thënë se Salih Mustafa nuk e ka vrarë asnjëherë askënd dhe se as nuk e ka urdhëruar vrasjen e dikujt.

“Nuk ka asnjë të dhënë, nuk ka asnjë provë, që ai ka ka qenë në dijeni që gjërat e tilla kanë ndodhur, dhe ai vet nuk ka parë me sytë e vetë asgjë të tillë të ketë ndodhur. Zotri Mustafa nuk ka vrarë asnjëherë askënd dhe nuk ka urdhëruar asnjë vrasje të dikujt. Ai nuk e ka bërë askënd objekt torture ose nuk ka urdhëruar asnjëherë që të tourturohet dikush”, ka thënë ndër të tjera ai.

Në seancës e djeshme ndaj Salih Mustafës është kërkuar burgim me 35-vjet. Ai aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.