Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Seferi zbulon: Javën e kaluar rreth 10 shqiptarë u mbajtën në paraburgim nga Serbia

Gazeta10
14 June 2023 - 18:29

Gazetari shqiptar nga Serbia, Idro Seferi ka thënë se tensionet që po ndodhin në veri të vendit po sjellin tensione dhe pasoja edhe për shqiptarët që po kalojnë si transit nëpër Serbi.

Seferi ka thënë për Kanal10 se rreth 10 persona, shqiptarë, janë ndaluar e mbajtura deri në dy ditë në paraburgim nga policët serbë, raporton Gazeta10.

‘’Nuk është raportuar publikisht por sipas disa informacioneve që kam pasur unë bëhet fjalë për ndalimin e rreth 10 personave, nuk dihet saktë sa është numri. Por, shumica e tyre janë mbajtur disa orë, deri në 1 apo 2 ditë në pika kufitare ose në paraburgim, por pjesa më e madhe e tyre janë liruar gjatë javës së kaluar.’’, ka thënë ai.

Seferi ka thënë se aktualisht në burg në Serbi është duke u mbajtur një shqiptar, vetëm pse në veturë kishte të vendosur një shqiponjë dhe flamurin kuqezi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.