
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Bekim Isufin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Gani Sejdiu, Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Florjan Karaqi.
Gjatë diskutimit për krijimin e Ligës U21 në Kosovë, foli edhe Gani Sejdiu.
“Krijimi i kësaj lige, është shumë ide e qëlluar, po nganjëherë edhe idetë pozitive janë vështirë të realizuara”, tha ai.
Në diskutim e tutje, trajneri foli edhe për lojtarët që preken nga kjo ide.
“Kjo periudhë për lojtarët është shumë deliakte, disa mbesin pa ekip e disa janë të gatshëm të lëjnë futbollin shkaku i moslojës, andaj krijimi i kësaj ligë do të jetë i frytshëm për ta. Paraqitja e tyre në këtë ligë do të jetë mundësi e mirë të tregojnë potencialin e vet.”, përfundoi ai.