Me datën 03.12.2024 policet nga Stacioni Policor i Suharekës , pas informatave të marra në rruge operative kane bastisur dy lokacion, një në fshatin Duhël dhe një në fshatin Vraniç dhe janë gjetur dy armë ilegale.
Në fshatin Duhël është gjet dhe është sekuestruar një pushkë gjuetie, ndërsa në Vraniç është gjet dhe është sekuestruar një pushkë gjysmë automatike dhe 29 fishke.
Gjithashtu gjatë ditës së njëjtë pasi që policia ka marrë informatë se në stacionin e autobusëve në Suharekë disa të rijnë janë duke u përleshur, policia ka intervenuar, ndërsa njërit nga të miturit i është gjet një boks hekuri dhe tre fishek të kalibrit të vogël.
Në të tre raste kundër të dyshuarve janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje , Posedim apo kontroll i armëve”, të dyshuarit janë liruar dhe rasti hetohet me procedurë të rregullt./Gazeta10