
Policia ka sekuestruar në Bërnjak dokumente që dyshohet se janë të strukturave paralele serbe.
Dokumentet janë gjetur më 12 nëntor, rreth orës 14:25, gjatë kontrollit të një personi që drejtonte një veturë me targa vendore.
“Kanë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente të ndryshme të cilat dyshohet se ishin të strukturave paralele serbe”, thuhet në raportin policor.
Rasti është regjistruar si “Falsifikim i dokumenteve”. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.