Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Selakoviq e akuzon Viola Von Cramon për mbështetjen ndaj Kosovës

Gazeta10
07 October 2022 - 9:09

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, e ka akuzuar eurodeputeteten Viola von Crammon për mbështetjen ndaj Kosovës, raporton Gazeta10.

Selakoviq ka thënë se Crammon nuk është neutrale dhe ofendon qëllimisht shtetin dhe qytetarët e Serbisë.

“Serbia është neutrale dhe liridashëse dhe është krenare për këtë, por Viola von Cramon nuk është neutrale, as kur lobon për separatistët shqiptarë në Kosovë e Metohi dhe as kur tenton të ofendojë qëllimisht qytetarët e këtij vendi me cinizëm dhe provokim fjalorin dhe mbron vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë”, tha shefi i diplomacisë serbe, raporton Tanjug, transmeton Gazeta10.

Tutje, Selakoviq ka thënë se vetëm ekstremistët mund të shqetësohen ndaj neutralitetit të dikujt duke iu referuar pozicionit aktual të Serbisë në raport me Rusinë në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare.

“Duke reaguar ndaj deklaratës së Von Cramon se mospërputhja e politikës së Serbisë me Bashkimin Evropian dhe thellimi i marrëdhënieve me Rusinë ndikoi në vendimin e fundit për ndalimin e marrjes së naftës ruse përmes Janaf-it të Kroacisë, Selakoviç thekson se vetëm ekstremistët mund të shqetësohen nga neutraliteti i dikujt , dhe fjala “kolateral” që baballarët politikë të zonjës Von Cramon i quanin civilët e vrarë serbë gjatë agresionit të NATO-s kundër vendit tonë, po hyn edhe një herë në mënyrë ogurzezë në fjalorin politik evropian”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.