10 LIVE

Selimi apo Mustafa, cili është kuzhinier më i mirë? Flet Canaj pas vizitës në Hagë

Gazeta10
14 Dhjetor 2022 - 21:08

Për vizitën e tij te ish-krerët e UÇK-së, në qendren e paraburgimit në Hagë, ka vazhduar me rrëfimin e tij, ish-zv/ambasadori i Kosovës, Blerim Canaj.

Ai duke folur edhe për takimin me Rexhep Selimin e Salih Mustafën, Canaj zbuloi se që të dy me shëndet ishin mirë, shkruan Gazeta10.

Canaj tha, se Selimi e Mustafa ishin mjaftë aktiv edhe në qendren ku po mbahen, dhe se sporti ishte pjesë e pandashme e ditës.

 “Selimi e Mustafa ishin me shëndet shumë mirë. Na treguan se edhe ushqimin po e përgatitëshin vet në kuzhinë. Nuk i pyetëm se cili ishte kuzhinieri më i mirë. Po bënin shumë sport çdo ditë. Për atë edhe ishin fit që të dy, kohën po e kalonin duke lexuar. Edhe gjatë ditës po u takonin bashkë. Vetëm gjumin po e bënin ndaras”, tha tutje Canaj në Politiko në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.