Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Selimi: Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

Gazeta10
04 April 2023 - 19:45

Raporti: Fjolla Xheladini/Kanal10


Para trupit gjykues në Hagë, fjalim ka mbajtur edhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi. Ai u deklarua se nuk ka të bëj me krimet e pretenduara në akuzën e ngritur ndaj tij. Derisa shtoi se për krimet e kryera në Kosovë nuk është ndëshkuar askush. Ndërkaq edhe mbrojtja e tij tha se nuk ka prova për fajësinë e Selimit.

Sikur ish-bashkëluftëtarët e tjerë, edhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka thënë se në fund të procesit gjyqësor në Hagë pret që të shpallet i pafajshëm.

Në fjalën e tij hyrëse, në ditën e dytë të gjykimit, Selimi ka thënë se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia.

Para trupit gjykues, Selimi ka thënë se nuk ka të bëjë asgjë me akuzat e ngritura ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka shtuar se luftën nuk do e zgjidhnin kurrë, por ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb e shoqëri.

Në fjalën e tij, Selimi ka përmendur krimet e shumta serbe që janë kryer gjatë luftës në Kosovë, për të cilat sipas tij, ende askush nuk është dënuar.

Ai ka folur edhe për kohën e tij si student në vitet e 90-ta dhe se ishte detyruar të linte ëndërrat e tij, për të ndihmuar popullin e Kosovës për t’iu dhënë fund krimeve serbe mbi popullësinë civile shqiptare.

Edhe avokati i tij mbrojtës, Robert Karls, ka thënë se nuk ka asnjë provë për fajësinë e klientit të tij.

Karls ka thënë se nuk ka pasur komandë të mirëfilltë të organizuar të UÇK-së, duke shtuar se aktakuza është bërë sipas raportit të Dick Martyt, të cilat pretendimet sipas tij, janë të pabaza.

Avokati i Selimit e ka krahasuar luftën e Kosovës me atë të Ukrainës, teksa ka thënë se ka ngjashmëri pasi po luftohet për çlirim.

Fjalimin e Selimit e ka ndjekur edhe bashkëshortja e tij, Shqipe Selimi, nga galeria për publikun në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.