Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Selmanaj: Deri në 100 euro një metër dru, a ka qeveri ky vend?

Gazeta10
30 Shtator 2022 - 11:21

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar çmimin e shitjes së druve, raporton Gazeta10.

Selmanaj ka pyetur se a ka institucione për qytetarët e këtij vendi.

Më tej, Selmanaj ka thënë se qeveria është duke u tallur me këtë vend.

Këtu keni statusin e plotë:

“Deri 100 euro një metër dru!!!

A ka qeveri ky vend?!

A ka në këtë vend institucione që kujdesen për qytetarët e vet?!

E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona…

Turpi i tyre nuk paska fund”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.