Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Selmanaj: Dialogu të mbyllet sa më shpejt, Serbia s’ka ndryshuar dhe BE-ja e kuptoi më 24 shtator

Gazeta10
08 October 2023 - 12:45

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se komuniteti ndërkombëtar po reflekton pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Selmanaj tha se ky “është rasti që tregon urgjencë për përmbylljen e procesit”, duke iu referuar dialogut. Ai thotë se kjo është në interes të Kosovës.

“Rasti i tillë ka treguar se ata kanë interes që Kosovën ta mbajnë edhe më tutje si konflikt i ngrirë. Andaj është në interes jetik të Kosovës që ky proces të mbyllet”, tha ai për Arbresh.info.

Ky rast, siç thotë Selmanaj, duhet të shërbejë edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të reflektojë që të bashkëpunojë më shumë me aleatët dhe të angazhohet në përmbylljen e dialogut.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.