Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Selmanaj: Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jokompetentë dhe të padijshëm, me gjasë edhe vetë është i tillë

Gazeta10
17 Korrik 2024 - 14:25

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se nuk ka ekip profesional, përvojë dhe nuk di të krijojë e të implementojë strategji.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka thënë se Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jokompetentë dhe të padijshëm, teksa ka shtuar se me gjasë edhe vetë ai është i tillë.

“Për të dhënë rezultate duhet kombinimi i këtyre 4 faktorëve: Ekip, përvojë, strategji dhe fonde.

Nënshkruhet memorandumi për rindërtimin e 114 zonave kadastrale për 32 komuna të Kosovës

Dy kosovarë të arrestuar për thyerjen e bankomatit në Zvicër

Krasniqi pret në takim deputetin kanadez që është dhëndër i Kosovës, diskutojnë për mundësitë e fuqizimit të raporteve

Për fat të keq të Kosovës, tri të parat nuk i ka kjo qeveri sepse Kryeministri Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jo kompetent dhe të padijshëm. Kur njeriu e rrethon vetën me njerëz të tillë, me shumë gjasë edhe vet është i tillë.

Shumica e ministrave të këtij kabineti, vijnë pas dështimit të madh 8 vjeçar në menagjimin e Komunës së Prishtinës.

Kjo padituni ka pasoja të mëdha dhe do t’i kushtoj shumë Kosovës!”, shkroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.