
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në një postim në rrjetin social Facebook ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti pas njoftimit që palët kanë arritur pajtueshmëri për planin franko-gjerman, duke deklaruar që Albin Kurtin Kryeministër, Zajednica kalon, statusi special i kishave kalon, njohja reciproke nuk kalon, zbardhja e fatit të të pagjeturve nuk kalon, kërkim falja nuk kalon, dëmshpërblimi nuk kalon.
Ai tutje ka thënë se ja ku e solli Kosovën ky njeri, duke aluduar në Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Gazeta10/