
Malisheva ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin Senad Alirifa.
Kjo u njoftua nga vet klubi malishevas përmes një njoftimi për media.
Pas dy vite e gjysmë trajneri Senad Alirifa e rimerr drejtimin e skuadrës në pozitën e kryetrajnerit.
Ai ishte kryetrajner i Malishevës plot tri vite. Nga Liga e dytë duke e kualifikuar në Ligën e parë. Në Ligën e parë pati suksese impresive duke e lënë skuadrën në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë.
“Arritja e marrëveshjes me trajnerin Alirifa është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit po ashtu si në të kaluarën. Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të në rrugëtimin tonë drejt Evropës”, thuhet në njoftimin e klubit.