Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Senati amerikan miraton ndihmën prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Gazeta10
13 February 2024 - 13:27

Senati amerikan i udhëhequr nga Demokratët ka votuar për miratimin e një pakete ndihme prej 95.34 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Joe Biden i ka kërkuar Kongresit prej muajsh që të shpejtojë me ndihmën e re për Ukrainën dhe partnerët amerikanë në Indo-Paqësorin, përfshirë Tajvanin.

Pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, presidenti amerikan kërkoi gjithashtu fonde për aleatin e SHBA-së, së bashku me ndihmën humanitare për palestinezët në Gaza.

Në anën tjetër, zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar për mungesë të armëve në një kohë kur Rusia po ecën përpara me sulme të reja.

Të dy dhomat e Kongresit duhet të miratojnë legjislacionin përpara se Biden ta nënshkruajë atë në ligj.

Legjislacioni përfshin 61 miliardë dollarë për Ukrainën, 14 miliardë dollarë për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit dhe 4.83 miliardë dollarë për të mbështetur partnerët në Indo-Paqësorin, përfshirë Tajvanin, dhe për të frenuar agresionin nga Kina.

Ai gjithashtu do të sigurojë 9.15 miliardë dollarë ndihmë humanitare për civilët në Gaza dhe Bregun Perëndimor, Ukrainë dhe zona të tjera konflikti anembanë globit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.