Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Senati i Universitetit të Prishtinës miraton deklaratë për luftën çlirimtare të Kosovës

Gazeta10
01 October 2026 - 9:11

Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur dje, miratoi një deklaratë në lidhje me luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri, demokraci e pavarësi.

“Universiteti i Prishtinës shpreh bindjen e tij të palëkundur se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme, objektive dhe e mbështetur në prova, standarde të së drejtës dhe parimet themelore të procesit të rregullt gjyqësor. Universiteti beson se drejtësia e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime kolektive”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë, universiteti vlerëson se historia e luftës së Kosovës nuk mund të shkëputet nga konteksti politik, shoqëror dhe humanitar, në të cilin ajo u zhvillua.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.