
Raporti: Fjolla Xheladini / Kanal10
Presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti kanë pritur dy senatorët amerikan Chris Murphy dhe Gary Peters. Dy zyrtarët amerikanë kërkuan nga liderët e vendit zbatimin e marrëveshjes me Serbinë. Derisa për Serbinë, kërkuan që të mos e pengojë rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Dy senatorët amerikan, Chris Murphy e Gary Peters, të hënën ishin mysafirë të liderëve shtetëror të Kosovës.
Nga ky takim, presidentja Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë për mos zbatimin e marrëveshjeve me të arritura me Kosovën.
Derisa, shprehu edhe një herë qëndrimin se Kosova është vendi më pro-amerikan në botë.
Ndërkohë, mysafirët amerikan, edhe një herë tjetër konfirmuan raportet speciale mes Kosovës e SHBA-së dhe shprehën mbështetjen, duke thënë që kjo aleancë është jetike.
Senatori Gary Peters ka thënë se nuk ndonjë vend tjetër në botë që kanë miqësi më të fortë sesa me Kosovën.
“E ndjejmë miqësinë që kemi këtu, e ndjejmë kur jemi këtu në rrugë tek njerëzit dhe do të vazhdojmë të punojmë ngushtë që kjo demokraci të jetë e fortë dhe fuqizohet edhe më tej…Do të vazhdojmë të shohim mundësitë për të forcuar mundësitë për sigurinë kibernetike, gjithashtu edhe për përmirësimin e marrëdhënieve të forcave ushtarake të ShBA-së për ndërveprueshmërinë me tërë Evropën.”, tha Petrs.
E Senatori Chris Murphy, përveç aleancës së fuqishme mes ShBA-ve e Kosovës, ka folur edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës e Serbisë.
“Na vjen mirë që po e shohim marrëveshjen e fundit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që përfshinë njohjen e ndërsjellë të dokumenteve zyrtare, por edhe hapa të vështirë që duhet të ndërmerren nga dy palët. Serbia duhet të ndalojë të pengojë Kosovën për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Kosova ka marrë një përkushtim edhe t’iu lejuar komunave të bëhen bashkë në një Asociacion.”, tha Murphy.
Zyrtarët amerikan u pritën edhe nga kryeministri Albin Kurti, nga i cili kërkuan që të zbatojë marrëveshjet e arritura me Serbinë.
“Patëm një bisedë të mirë për dialogun, të sinqertë, na vjen shumë mirë për marrëveshjen që keni arritur me Serbinë. E dimë që këto kanë të bëjnë me disa zgjidhje të vështira për të dyja palët. Serbia duhet të ndalojë që të mos pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Mendojmë se është e kuptueshme që të lejohet që komunat me shumicë serbe të kenë mundësinë për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë.”.
Ndërkaq, kryeministri Kurti tha se kërkojnë që marrëveshja të zbatohet e plotë dhe pa kushtëzime.
Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshje bazë me 27 shkurt në Bruksel, ndërsa me 18 marsë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është arritur marrëveshja për zbatimin e saj. /Gazeta10