
Institucionet kosovare mund të përballen edhe me një tjetër largim të serbëve nga institucionet. Megjithatë këtë herë serbët e dorëhequr janë nga vendet në jug të Kosovës, raporton Gazeta10.
Këtë e ka pranuar edhe kreu i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtic në një intervistë të dhënë për “Tanjug” ka thënë se nuk janë larg së vendosuri për largim nga institucionet.
Veç kësaj, Jevtic kishte shprehur edhe kritika ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, se kinse me ardhjen e Kurtit në pushtet, situata për serbët e Kosovës po vështirësohet çdo ditë e më shumë.
“Situata në Kosovë që nga ardhja e Kurtit në pushtet po vështirësohet çdo ditë e më shumë për sa i përket jetës dhe pozitës së serbëve. Gjithçka që ka ndodhur së fundmi dëshmon se ndërkombëtarët nuk po e bëjnë punën siç duhet, para së gjithash as qetësimin e tensioneve”, ka thënë Jevtiq për mediumin respektiv.
Kujtojmë se nesër me datën 5 dhjetor 2022 bëhet saktësisht një muaj prej kur serbët e veriut vendosën që të largoheshin nga institucionet kosovare, vendim ky që prodhoi takime të nivelit të lartë në Bruksel, ndërsa “detyroi” presidenten Osmani që të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore.
Me nëntor serbët e veriut mbajtën një mbledhje prej ku doli një vendim, ai për t’u larguar nga institucionet. Këtë e patë konfirmuar edhe ministri aktual i atëhershëm i qeverisë, Goran Rakiq.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”- theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.
Kujtojmë se dorëheqja ardhur si shenjë revolte ndaj pezullimit nga detyra të Nenad Gjuriq, drejtori i policisë për rajonin e veriut, me këtë të fundit që refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë Kurti për targat./Gazeta10