Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serbia arreston edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Gazeta10
22 July 2025 - 22:52

Sot Serbia ka vënë në pranga edhe një ish-ushtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Media serbe Novosti, thotë se Lulzim Halili nga Peja, është arrestuar sot në një aksion të BIA-së serbe në bashkëpunim me policinë serbe.

Arrestimi i tij vie pak ditë, pasi Kosova arrestoi dhe paraburgosi zyrtarin serb, Igor Popoviq, pasi përdori gjuhë fyese kundër UÇK-së.

Megjithatë sipas raportimeve, ndaj Halilit është caktuar masë mbajtjeje prej 48 orësh, dhe arrestimi i tij u bë në qytetin Svilajanac nga edhe janë publikuar pamje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.