
Komentatori politik Blerim Gashi ka komentuar pjesëmarrjen e Zelensyt në samitin e Ukrainës të mbajtur në Tiranë dhe qëndrimin neutral të presidentit serb, Aleksander Vuçiq ndaj luftës në Ukrainë.
Ai ka thënë se Serbia e ka dërguar kryespiunin në Rusi ndërsa presidentin te Zelensky, raporton Gazeta10.
“Kjo lufta hibride që bëhet, bëhet edhe me propagandën e Vuçiqit edhe me këtë formën speciale që e tha edhe Fidani, dërgo kryespiunin në Rusi, ndërsa presidentin te Zelensky”, tha ai në Politiko.
Gashi ka shtuar se nëse Serbia i ka shitur armë Ukrainës nuk nënkupton se po i ndihmon, por që po e bënë për përfitime të saj./Gazeta10