Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Seriali “Me Gjylën”, sonte nga ora 21:00 nis transmetimin në Kanal10

Gazeta10
24 March 2023 - 19:01

Seriali humoristik “Me Gjylën”, sonte për herë të parë nga ora 21:00 vjen në ekranin e televizionit Kanal10. Skeqe dhe situata komike të interpretuara në mënyrën më të mirë nga aktori dhe autori Osman Azemi, do të jenë pjesë e familjeve tuaja çdo të premte. Në këtë serial, rolin kryesor ka Gjyla, e cila ka bërë regjinë e kinse një filmi, ku më së miri janë promovuar dhe portretizuar të drejtat e grave. Pastaj, si rrjedhojë e kësaj, do të ju shoqërojnë edhe situata tjera komike. “Me Gjylën” nuk do të jetë projekti i vetëm për shikuesit e Kanal10. Autori i serialit planifikon që nga shtatori i këtij, në Kanal10 do të fillojë edhe më një projekt të ri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.