Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Sezon i vështirë, jemi të lumtur me titullin e tretë radhazi” – Omer Bunjaku i lumtur me suksesin e Ballkanit

Gazeta10
19 May 2024 - 22:55

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë të diel, me një super panel, që përfshin Bekim Isufin, Tahir Lushtakun, Omer Bunjakun, Alban Hysenin e Avni Haxhiun.

Fillimisht foli drejtori sportiv i Ballkanit, i cili u shpreh i lumtur me arritjet e skuadrës këtë edicion.

“Ka qenë një sezon shumë i vështirë për ne, kemi kaluar në disa periudha jo të mira ndoshta, por kemi arritur të rikthehemi, dhe kështu u shpallëm kampion për herë të tretë radhazi” – tha ai.

Tutje, Bunjaku u përgjigj edhe për pyetjen e premiave që i kanë marrë lojtarët.

“Presidenti Kabashi i ka dhënë futbollistëve bonuse pas çdo ndeshje, njëjtë ka qenë edhe me Llapin” – tha ai.

Ballkani pas fitores ndaj Llapit të shtunën në Podujevë, ka siguruar titullin e tretë radhazi në Superligën e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.