Krenar Shala ka deklaruar në Politiko në Kanal10 se çfarëdo marrëveshje në kuadër të dialogut me Serbinë, do të ishte kapitllim për Kosovën.
Shala theksoi se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ende është në fazën e diskutimeve dhe spekulimeve, por që ende nuk dihen detajet se si do të zbatohet kjo marrëveshje, shkruan Gazeta10.
“Ende besoj që Asociacioni është në fazën e diskutimeve. Ne e kemi vetëm një kornizë të saksionuar në Kushtetutë, por s’i dimë detajet se si do të bëhet Asociacioni. Nuk përjashtohet mundësia që do të bëhet një Asociacion më i përkufizuar gjeografik. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Ende është në fazën e diskutimeve dhe spekulimeve. Megjithatë, çfarëdo Asociacioni që bëhet pa e arritur një kornizë të marrëveshjes finale pa njohje, do të ishte gati kapitllim për Kosovën. Ne nuk guxojmë ta ripërsërisim një marrëveshje që s’po arrin të zbatohet, por vetëm ka shërbyer më shumë si urdherrëfyes për ta tensionuar situatën sesa për ta normalizuar”, tha Shala në Politiko. /Gazeta10