Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shala: Deputetja Kica, në zgjedhjet e ardhshme do të përfundojë në studio televizive, si analiste

Gazeta10
07 September 2022 - 18:46

Komentatori politik, Krenar Shala ka thënë se deputetja Doarsa Kica me largimin e saj nga partia GUXO, do të përfundojë në studiot televizive duke u bërë analiste.

Shala në Info10 ka shtuar se Kica ka vendosur ta ndërroj partinë, pasi që e njëjta nuk ka arritur qëllimet e saj private, shkruan Gazeta10.

“Ka mundësi që zonja në fjalë që ka vendosur ta ndërroj partinë, nuk ka arritur qëllimet e saj private. Dhe në shenjë hakmarrje që ta ndërroj partinë. Qytetarët do ta ndëshkojnë atë. Duhet me marrë mësim, sepse është një numër i madh politikanëve në Kosovë që kanë bërë gjëra të tilla dhe pastaj janë bërë analista”, tha Shala në Info10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.