
Profesori Flamur Shala duke folur rreth Ligjit për Specialen i cili nesër do të jetë në rend dite në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se konstulacionet tona shtetërore duhet me qenë shumë të matura që mos të bien ndesh me Bashkimin Evropian.
Ai këto komente i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10.
Derisa duke folur për grupin punues për strategjinë shtetërore për Apelin për ish-krerët e UÇK-së, ai ka theksuar se është mirë që kryesues i këtij grupi është ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ngase do ta ketë edhe mbështetjen e Qeverisë.
“Besoj se ky grup do të përgatisë të gjitha materialet e duhura që në shkallen e dytë në Apel, ish-krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm, ngase sikur dihet Gjykata e Hagës ka marrë një vendim krejtësisht politik”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se kjo është e rrezikshme edhe për ekzistencën e shtetit dhe kombit shqiptar.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10