Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala i PSD-së thotë se Kurti çështjen e veriut po e shfrytëzon për konsum para zgjedhjeve

Gazeta10
04 Shtator 2024 - 21:10

Asdren Shala, anëtar i PSD-së, i ftuar në Politiko të Kanal10 deklaroi se Kosova me veprimet e fundit të qeverisë Kurti mori kërcënime politike, raporton Gazeta10.

“Për PSD-në është e qartë që deri tani tek rasti i urës ne e kemi pasur një raport me ndërkombëtarë në raport me Kurtin kemi pasur këshilla diplomatike. Me rastin e fundit po shohim më shumë kërcënime e flakaresha politike”, deklaroi ai.

Mes tjerash, Shala tregoi edhe bindjen e PSD-së rreth çështjes së veriut.

“Sa i përket urës, ne si PSD mendojmë që e përbën një prej temave të veriut të cilën Kurti mundet me përdor për konsum elektoral brenda. Përpjekja e Kurtit ka prodhuar efekt negativ për Kosovën”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.