Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shala: Ishte e pritur që dialogu të mos kishte marrëveshje

Gazeta10
26 Qershor 2024 - 21:10

Analisti politik, Krenar Shala në emisionin Politiko të Kanal 10 ka deklaruar se dështimi i takimit mes Kurtit dhe Vuçiq ishte i pritur, pa ndonjë marrëvshje, pasi të njejtit janë “betonuar” në qëndrimet e tyre.

“Ashtu siç edhe është pritur që pak a shumë kështu do të shkoj dialogu nuk do të ketë kurrëfarë marrveshje, janë betonuar në qëndrimet e tyre duke aloduar se ata i kanë parimore dhe nuk duhet të kapërcehen pa lëvizur pala tjetër”.

Tutje, Shala tha se nuk ishte pritue që pala kosovare e dialogut të lëvizte drejt kushteve për dialog.

“Tash kemi hi në ciklin e zgjejdhjeve dhe nuk është pritur që pala kosovare do të lëvzis përpara, pala e Kosovës sipas bindjeve të mia ka të drejtë, sepse i ka paraqitur tri kushte dhe pala ka thënë se pas rastit të Banjskës dialogu nuk nuk mund të vazhdoj njejtë nëse nuk dorëzohet Radoiçiqi, nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen Serbia, kur në dialog duhet me i prit krerët e rinjë e ri evropian”./ Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.