Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala: Lirimi i katërshes së UÇK-së, luks për Gjykatën Speciale

Gazeta10
03 Tetor 2025 - 14:21

Gjykimi i luftëtarëve të lirisë në Hagë, po cilësohet si i padrejtë.

Historiani Azdren Shala, thotë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po inkriminohen për çështje që s’i kanë bërë.

“Besoj se është një parapërgatitje për opinionin në Kosovë për t’i dënuar djemtë tanë edhe me një akuzë shtesë, krahas asaj si ndërmarrje kriminale. Pra kjo dëshmon një send, që Gjykata Speciale për katërshen e madhe që e kemi në Hagë, në asnjë variant nuk po arrinë me gjet prova për me i fajsu, rrjedhimisht pa dënim nuk bën me dalë, pra gjithqysh në burg, dhe pastaj inkriminohen për çështje te tjera që i ka përmend kjo Gjykatë”, u shpreh Shala në “Kosova Today”.

Sipas Shalës, liria e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për Gjykatën Speciale është luks.
Nga ana tjetër, Elena Uka thotë se ish-luftëtarët e UÇK-së mund t’i mbajnë me vite në gjykim, megjithëse shtoi se nëse lirohen, sipas saj, do të ishte lajmi më i gëzueshëm për historinë e Kosovës./Klankosova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.