
Analisti politik Krenar Shala ka kërkuar mobilizimin e gjeneratës së re për të kërkuar ndryshime të thella brenda Partisë Demokratike të Kosovës, pas kërkesës së kësaj partie për rishqyrtimin e Ligjit për Specialen.
Në emisionin “Politiko”, Shala ka thënë se të rinjtë duhet të dalin në protestë para selisë së PDK-së.
“Ma merr mendja, gjenerata e re duhet të protestojë, të mblidhet para PDK-së dhe të kërkojë reformimin e thellë të PDK-së”, ka deklaruar Shala.