Mentor Shala, teksa fliste për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë, tha se rritja e inflacionit dhe çmimeve ka bërë që vendi, sipas tij, të përballet me nivele shumë të larta të kostos së jetesës.
Ai theksoi se çmimet e artikujve bazë ushqimorë janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara dhe, sipas tij, situata aktuale i ngjan më shumë vendeve si Zvicra sesa Gjermania.
“Nëse i shohim sot çmimet e artikujve bazë ushqimor, me i krahasu me vitet paraprake sot janë ekstrem shtrejt… sot krahasohen me Zvicrën jo me Gjermaninë, domethënë ia kem kalu edhe Gjermanisë,” tha Shala në emisionin Adresa.