
Shkuarja në zgjedhje të parakohshme ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Panelistët kanë dhënë mendimet e tyre rreth opsioneve për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Një nga opsionet është përmendur edhe dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti.
Komentatori politik, Krenar Shala nuk beson që Albin Kurti do të jap dorëheqje.
Ai shprehet i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, raporton gazeta10.
“Nëse Albin Kurti thotë se vetëm nëse pajtohemi të gjithë dhe nëse vetëm duke e zbatuar kushtin e shpërbërjes së Kuvendit do të shkojmë në zgjedhje, kjo i bie se nuk do të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Shala.
Megjithatë sipas tij, befasitë mund edhe të ndodhin. /Gazeta10/