Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shala si rrallëherë kritikon Kurtin: Drafti për Asociacionin nuk është nonpaper është draft i BE-së

Gazeta10
09 Maj 2024 - 21:32

Qeverisë së Kosovës i është vënë kusht të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit në këmbim të votës për antarësim në Këshillin e Evropës.

Komentartori politik Krenar Shala si rrallëherë ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se drafti për Asociacionin nuk është nonpaper por është draft i BE-së.

Shala në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se është padrejtësi vënia e kushtit një javë para votimit për antarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës..
Shala ka kritikuar kryeministrin Kurti i cili ka thënë se nuk ka dokument në lidhje me Asociacionin.
“E ka gabim Kurti, qysh nuk është dokument, atë e ka shkruar BE-ja”, ka thënë Shala.

Tutje ai ka thënë se kjo mund të jetë edhe një taktizim i Qeverisë.

“Mund të taktizojë Qeveria e Kosovës, e ka hapësirën me taktizu, me marr këtë dokument, ngase ky është dokument zyrtar i BE-së pamarrë parasysh se nuk e ka pranuar Kurti edhe me dërgua në Gjykatë Kushtetuese”, ëhstë shprehur ai. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.