
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në seacën plenare e cila është duke u zhvilluar ka folur për krizën energjetike dhe shpalljes së gjendjes emergjente, raporton Gazeta10.
Ai është shprehur se deri më tani është biseduar gjashtë herë për këtë projektlidh por ende nuk ka informacione apo plan të gjendet një zgjidhje.
“Sot po flasim për herë të pesë apo gjashtë tashmë është vështirë me i numru që ky Kuvend po e zbaton një pikë cilën parimisht opozita ia kujtum në rrethana shumë të veçanta që mund të shpallet gjendje emergjente energjetike por që fatkeqësisht po keqpërdoret neni i këtij ligjit duke vazhduar në pakufi shpallja e masave emergjente. Gjashtë herë radhazi gjatë herë shmangie procedurale, gjashtë herë asnjë raport. Ministri zyrtarisht dhe në procedurë normale nuk i sjell këtij Kuvendi dhe qytetarëve të vendit me ditë cilat janë efektet e masave emergjente cilat janë pasojat evetuale, cilat janë sukseset dhe rezultatet por ne po vazhdojmë fatkeqësisht këtë komendi dhe po humbim shumë kohë.”, tha Shala./Gazeta10.