10 LIVE

Shala thotë se zgjidhja e dialogut mes Kosovës e Serbisë gjendet në Uashington, Bruksel dhe në Moskë 

Gazeta10
11 Gusht 2022 - 22:41

Analisti i njohur politik, Krenar Shala, në emisionin e sotëm debatues të Kanal10, “Politiko”, ka thënë se vazhdon të jetë problematike situata e Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta10. 

“Nuk kam kurrfarë shprese që do të zhvillohet ndonjë bisedë produktive në Bruksel. Ka mundësi që të arrihet pajtim për të pagjeturit dhe cështjen e energjisë, megjithatë tensionet do të vazhdojnë që do të pamundësojnë arritjen e marrëveshjes”, ka thënë ai. 

Më tej, ai ka shtuar se është i bindur që problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm në Uashington, Bruksel dhe në Moskë, e jo në Prishtinë e Beograd./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.