Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Totaj kundështon qeverinë për listat e grevistëve, urdhëron zyrtarët e tij të mos i dërgojnë listat në MF

Gazeta10
30 August 2022 - 15:20

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se Prizreni nuk do të dërgojë listat e grevistëv, raporton Gazeta10.

Në bazë të raportimeve të mediave lokale atje, Totaj nuk do të lejojë dërgimin e listave meqë sipas tij greva është e ligjshme.

 “Grave është e ligjshme”, ka thënë Totaj.

Në mbledhjen e kryetarit me drejtorët, drejtori i Financave, Sulltan Badalli ka treguar se nga Thesari është kërkuar lista e grevistëve.

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve po kërkon nëpër komuna listat e grevistëve për t’ua ndalur pagat.

Ky paralajmërim i ministrit Murati ka nxitur reagime të mëdha kundërshtuese nga subjektet opozitare si dhe nga shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.