Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

SHBA dhe Mali i Zi ndërtojnë terminal për importin e gazit të lëngshëm natyror

Gazeta10
13 May 2023 - 9:04

Përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi dhe të kompanive amerikane, kanë nënshkruar në Podgoricë një memorandum për zbatimin e dy projekteve të infrastrukturës energjetike.

Sipas kryeministrit në largim të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, këto projekte, ndër të tjera, do të zvogëlojnë varësinë nga gazi rus, shkruan Euronews Albania.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një terminali për importin e gazit të lëngshëm natyror në Mal të Zi dhe instalimin e një termocentrali me gaz, furnizimi i të cilit do të vinte përmes terminalit. Projektet e terminalit dhe termocentralit do të jenë në portin e Tivarit.

“Kjo është e rëndësishme në mënyrë gjeopolitike për ne, sepse zvogëlon varësinë nga gazi rus, por mbi të gjitha kjo flet se ne e dimë se ku duam të lëvizë vendi në 10, 15, 20 vitet e ardhshme”, tha Abazoviq.

Memorandumi u nënshkrua nga Abazoviq, Phil Pyle, përfaqësues i Enerflex Energy Systems dhe Olin L. Wethington, president dhe shefekzekutiv i Wethington Energy Innovation.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.