
Shanthi Kalathil, zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan, Joe Biden, ka vlerësuar angazhimin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, duke e vlerësuar atë si një sukses të rëndësishëm.
Kalathil po ashtu ka theksuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e rëndësishme në këtë proces.
“Me afrimin e edicionit të dytë të Samitit per Demokracui, Zëvendësasistentja e e presidentit amerikan, Shanthi Kalathil, përshëndet progresin e Kosovës në nxitjen e përfshirjes së grave dhe grupeve të cenueshme dhe përgëzon lidershipin e Presidentes Vjosa Osmani në përmbushjen e zotimeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.
Edicioni i dytë i Samitit për Demokraci mbahet më 29 dhe 30 mars 2022 dhe pjesëmarrëse janë mbi 100 shtete./Gazeta10