Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

ShBA-ja përsëritë mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi

Gazeta10
04 April 2023 - 19:46

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10


Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, këtë të martë ka takuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe shefin e Zyrës së Kosovës në Serbi, Petar Petkoviq. Emisari i BE-së, tha se veç zbatimit të marrëveshjes, pritet të diskutohet edhe për çështjet aktuale urgjente. Gjatë ditës, Lajçak është takuar edhe me Këshilltarin e DASH-it, Derek Cholet. Ky i fundit përsëritë mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Pas dakordimit të arritur në Ohër, muaji prill gjeti kryenegociatorin e Kosovës dhe atë Serbisë në Bruksel.

Bislimi e Petkoviq kanë zhvilluar takime të ndryshme para nisjes së raundit të dialogut.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Laiçaik, në takime të ndara, fillimisht u takua me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi, e më pas me shefin e Zyrës së Kosovës në Serbi, Petar Petkoviq.

Pas takimeve Lajçak tha se palët do të diskutojnë për hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes.

“Sot, po pres një takim Dialogu mbi nivelin e Kryenegociatoreve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale”.

Gjatë ditës, Bislimi ka takuar edhe komisionarin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Fillova ditën me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, duke diskutuar agjendën e reformave të BE-së dhe detyrat përpara nesh dhe si Komisioni do të jetë në gjendje të ndihmojë zbatimin e rezultateve kur dialogu Beograd- Prishtinë të jetë i suksesshëm”.

Ndërkohë, SHBA-ja e ka përsëritur mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi.

Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të shtetit, Derek Chollet, pas takimit të martën me Lajçak ka bërë të ditur se temë diskutimi ishte mbështetja dhe përkushtimi në rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të BE-së.

“U kënaqa duke biseduar me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”.

Një ditë më parë, nga BE-ja kanë thënë se shpresojnë se ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në takimin e kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit.

Për pak ditë, në veri të vendit janë djegur 8 vetura të serbëve, 7 prej të cilave me targa RKS dhe një prej tyre me tabela të Beogradit.

Deri më tani, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, si i dyshuar për njërin prej këtyre rasteve, të cilat nga BE-ja janë cilësuar veprime kriminale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.