Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shefi i BE-së në Beograd: Po punojmë ditë e natë rreth një zgjidhjeje për veriun e Kosovës

Gazeta10
22 December 2022 - 12:56

Shefi i Bashkimit Europian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë se është duke punuar ditë e natë për ta gjetur një zgjidhje për Kosovën, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se po synohet heqja e barrikadave si dhe kthimi i serbëve në institucione.

Më tej, ai ka thënë se duhet t’i kthehet dialogut si mënyrë e vetme për ta gjetur një zgjidhje.

“Ne po punojmë ditë e natë për të gjetur një zgjidhje për krizën e terrenit dhe kushtet për heqjen paqësore të barrikadave, që serbët të kthehen në institucione, ku ata kanë një rol të rëndësishëm. Duhet të kthehemi në agjendën e dialogut, sepse kjo është mënyra e vetme për të gjetur një zgjidhje dhe për t’iu përgjigjur problemeve të qytetarëve”, tha Giaufret.

Më tej, ai ka thënë se të gjitha obligimet e marra në procesin e dialogut duhet të përmbushen.

“Të gjitha angazhimet e marra në dialog duhet të përmbushen, BE-ja do të vazhdojë të punojë në atë drejtim,” u tha gazetarëve Ambasadori Emanuele Giaufret në Qendrën Informative të BE-së, ku Qendra për Politikat Evropiane dhe Delegacioni i BE-së në Serbi. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.