
Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.
Përmes një njoftimi, Lopes ka bërë të ditur se me Prattipatin ka zhvilluar një diskutim produktiv lidhur me prioritetet e përbashkëta për mbështetjen e stabilitetit dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
“Kam pasur një shkëmbim produktiv me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, lidhur me prioritetet tona të përbashkëta në mbështetje të stabilitetit dhe sundimit të ligjit në Kosovë”, ka shkruar Lopes.