Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i ZRRE-së s’tregon sa është rritur çmimi i energjisë elektrike, gazetarët insistojnë

Gazeta10
11 April 2025 - 11:14

Shefi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve që ishin të pranishëm në mbledhje, se sa është rritur çmimi i energjisë elektrike në %.

Gazetarët e pranishëm në mbledhje kanë insistuar që shefi i ZRRE-së të sqarojë me gjuhë më të thjeshtë për qytetarët e Kosovës se sa iu është rritur çmimi i rrymës, duke qenë se Fejzullahu ka përmendur vetëm shifra të të hyrave të lejuara maksimale.

“A mundemi me e ditë sa është rritja”, dëgjohet duke pyetur një gazetar.

Derisa një nga Bordi i ZRRE-së thotë se do ta sqarojnë në komunikatë.

Ky diskutim ka ardhur pasi Bordi i ZRRE-së ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kërkesat për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OST, OSSH, dhe FSHU./

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.