Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

 Sheholli për reagimin e Osmanit: Mirë që presidentja u kthye në binarë

Gazeta10
23 November 2022 - 23:18

Në emisionin “Prime Time”, analisti politik Fatmir Sheholli ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat duke e komentuar edhe reagimin e presidentes, raporton Gazeta10.

Sheholli ka thënë se është mirë që presidentja “po kthehet në binarë” pas një postimi të saj në twitter që ka falënderuar ShBA-të për përkushtimin e tyre.

“Është mirë që është kthyer në binarë presidentja pasi që ajo deklarata për Borrellin ka qenë shumë e rëndë. Presidentja nuk e ka atë rol që të sulmojë të tjerët. Duhet me pas kujdes dhe më vjen shumë mirë që po kthehet në binarë të Ibrahim Rugovës. Duhet të jenë të kujdesshëm sidomos krerët e shtetit ndaj Bashkimit Evropian.”, ka deklaruar Sheholli./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.